Ka mbërritur në Shqipëri një makineri e re moderne, e cila do të shërbejë në punimet për linjën hekurudhore  Tiranë-Durrës-Rinas.

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës, Belinda Balluku ka ndarë disa pamje nga punimet, ndërsa shkruan se kjo makineri e quajtur “Tamping ose ndryshe ‘rrahëse’, është një makineri vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë.

“Ajo përdoret për të paketuar/shtypur çakëllin/ballastin e binarëve nën shinat, duke i bërë ato më të qëndrueshme dhe në nivel. Makineritë rrafëse janë thelbësore për përdorimin e traversave të betonit, pasi ato janë shumë të rënda (zakonisht mbi 250 kg).

Gjithashtu, Tamping korrigjon shtrirjen e shinave për t’i bërë ato paralele dhe në nivel, në mënyrë që të arrihet një udhëtim më i rehatshëm për pasagjerët dhe mallrat. Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend”, ka shkruar Balluku.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbballuku%2Fvideos%2F1082160730165287%2F&show_text=false&width=560&t=0

Top Channel