Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një vajzë 26-vjeçare shqiptare humbi jetën teksa punonte në Treviso.
Anila Grishaj, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kishte blerë së fundmi.
Nga hetimet paraprake, rezulton se makineria e ka goditur në qafë të renë.
Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo ka humbur jetën menjëherë. Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Anila jetonte në Treviso me familjen e saj. Ajo përshkruhej nga kolegët e saj si një vajzë e qeshur dhe shumë punëtore. Mediat italiane ngrenë zërin në lidhje me aksidentet në punë, pasi ky rast është i disati në një kohë të shkurtër me pasoja të rënda