Një tragjedi ka ndodhur në Greqi sot në mëngjes. Nga videot shihet momenti kur treni i pasagjerëve shpërthen në flakë. Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për 36 viktima, 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.Pyetja se si dy trenat e përplasur në Tempi përfunduan në të njëjtin binar, me pasojë humbjen e 38 personave dhe plagosjen e 85 të tjerëve, mbetet deri tani pa përgjigje pasi e gjithë gjatësia e linjës hekurudhore që lidh Athinën me Selanikun është e dyfishtë.

E vetmja gjë që është e sigurt për momentin është se treni i pasagjerëve numër 62 është gjetur në binarin e poshtëm – për në Athinë – në të cilin treni tregtar tashmë po nisej, ndërsa normalisht duhet të ishte në binarin e sipërm – për në Selanik.

Sipas indikacioneve të para, aksidenti tragjik me 38 të vdekur duket se i atribuohet gabimit njerëzor, edhe pse kjo mbetet për t’u hetuar.7

Pavarësisht qindra milionëve të shpenzuara gjatë 30 viteve të fundit në hekurudhën greke, mungesa e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe telekomandimit në të gjithë gjatësinë e aksit hekurudhor Athinë-Selanik vazhdon të marrë jetë.

Edhe pse është shumë herët për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e tragjedisë fatale, të dhënat e para tregojnë se dy trenat janë përplasur kokë më kokë, ndoshta me shpejtësi të madhe. Vlerësohet se makinisti i stacionit në Larisa nuk ka lëvizur çelësat, përmes të cilëve rregullohet mekanikisht kalimi i trenave në kryqëzime, duke i dërguar dy trenat në të njëjtën linjë.