Mall ka plot por blerës pak. Kjo është panorama që gjen çdo ditë në tregun e fruta perimeve në Elbasan.
Pavarësisht se ka dale në treg prodhimi vendas, tregtaret në Elbasan shprehen se dita ditës janë duke luftuar për mbijetesë, pasi fuqia blerese ka rene në maksimum.
E nisin aktivititetin çdo ditë në orën 03:00 të mëngjesit e thonë se xhiro arrin vetëm sa për të mbijetuar.
Konsumatorët thonë se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme ndaj edhe blerjet janë minimale.
“Nuk kemi shitje. Ka rënë fuqia blerëse, nuk ka lekë”
Ata kërkojnë politia favorizuese edhe nga shteti.
Në një raport të fundit të INSTAT, perimet përfshirë patatet janë rritur me një çmim prej 10%