Mamaja e këngëtares së njohur Rita Ora, Vera ka marrë pjesë në festivalin “FemFest” që u mbajt në Tiranë.

Ky festival është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse dhe vjen me synimin për sensibilizimin e shoqërisë për ta ndryshuar realitetin në të cilin po jetojmë, duke synuar që gratë dhe vajzat të gëzojnë të drejtat e barabarta në çdo sferë të jetës.

“FemFest” mbledh artiste e artistë, aktiviste e aktivistë, qytetarë që përmes debatit, ekspozitës, shfaqjes, këngës, sfilatës u japin zë problemeve që nuk fliten, zë atyre që nuk dëgjohen.

Kjo paraqitje e Verës në këtë festival e ka bërë  krenare vajzën e saj, e cila ndau disa imazhe të së ëmës në llogarinë e saj të “Instagram”-it.

Krenare për nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet ‘FemFest’ një festival për të drejtat e grave në Shqipëri, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita.