Minatorët e minierës së Bulqizës kanë vijuar bojkotimin e punës edhe këtë të martë.
Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna, në kundërshtim me kontratën e punës.
Po ashtu, minatorët kërkojnë që të bëhet rritja e pagës siç ishte planifikuar në fillim të muajit janar.
