Viti që sapo lamë pas mund të konsiderohet i suksesshëm për një pjesë të konsiderueshme të futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në kampionate të ndryshme nëpër botë.
Faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”, ka përgatitur listën me 5 legjionarët kuqezinj, me mesataren e notave më të larta për vitin 2024.
Lista kryesohet nga Albio Ademi, sulmuesi 25-vjeçar i cili aktivizohet te skuadra kineze e Tianjin Jinmen Tiger. Nota mesatare e Ademit për vitin 2024 është 7.33.
Pas tij vijnë menjëherë Rei Manaj dhe Mirlind Daku, të cilët janë “kokë më kokë”, duke u vlerësuar me notën 7.26, në harkun kohor të 1 viti kalendarit. TOP 5 plotësohet nga mbrojtësi Herdi Prenga dhe shqiptari i Beshiktashit, Ernest Muçi.

