Siguria ushqimore është cenuar edhe njëherë për konsumatorët shqiptarë.

Këtë herë pas specave, domateve dhe luleshtrydheve, probleme kanë shfaqur mandarinat. Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin perifos metil.

Ky preparat bujqësor është i ndaluar të përdoret për të spërkatur në fushat e bujqësisë, por përdoret për të dezinfektuar depot apo magazinat ushqimor.

Fermerët e Xarës për A2 CNN thonë se po dëmtohen ekonomikisht në këtë fillim sezoni nga mungesa e transparencës institucionale.

Në mungesë të analizave nga AKU apo laboratorët e ministrisë së bujqësisë, fermerët kanë kryer vetë analizat e prodhimeve të tyre dhe deklarojnë me përgjegjësi se janë të pastër për tregtim.

AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë dhënë detaje se në cilën zonë janë prodhuar këto mandarina me pesticide, apo nëse produktet kanë qenë nga importi. Fermerët kërkojnë siguri për tregun e shitjes dhe ngritjen e laboratorëve shtetëror për kontrollet të vazhdueshme. (A2