Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Presidencë ku është pritur nga presidenti Bajram Begaj, i cili do mandatojë kryeministrin për qeverinë e re.Begaj do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër, ndërsa kryesocialisti do të çojë në Kuvend për votim emrat e propozuar për formimin e kabinetit.
Pas propozimit të Kryeministrit, Presidenti do të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat.