Mark Zukerberg synon që transformojë Facebook nga një kompani e njohur vetëm si rrjet social në një rrjet mediatik brenda pesë viteve të ardhsme.
Objektivi, sipas një plani që u është shpërndar drejtuesve kryesorë të kompanisë dhe i është prezantuar edhe bordit që është Facebook të shndërrohet në një kompani “metaverse”, ku njerëzit të luajnë, punojnë, komunikojnë, argëtohen, shikojnë filma, art e sporte përmes teknologjisë VR, Virtural Reality.
Themeluesi i Facebook e përshkruan këtë në dokumentin e zhvillimit të kompanisë si “interneti i trupëzuar, ku përdoruesit jo thjesht krijojnë e shohin përmbajtjen, por përfshihen në të”.
“Sot janë gjëra të vogla, sipërfaqësore dhe njerëzit nuk duhet të ndërveprojnë kështu me njëri-tjetrin”, tha në një intervistë dhënë për “The Verge”, Mark Zuckerberg.
Sipas konceptit të Zuckerberg, përdoruesit e rrjetit social do të jenë në gjendje brenda 5 viteve që nga ekrani i vogël i telefonit të tyre të “kërcejnë” në sallën e madhe të një teatri, kinemaje, apo stadiumi duke shfrytëzuar teknologjinë VR për të ndjekur filmin, apo ndeshjen e tyre të preferuar.
“Në të ardhmen, në vend që të bëjmë këtë përmes prekjeve në ekranin e telefonit do të jemi në gjendje që të ulemi si një hologram edhe tek miqtë dhe do të jetë njësoj sikur të jemi fizikisht të pranishëm aty”, deklaroi ai.
Facebook ka investuar mbi 2 miliardë dollarë për teknologjinë VR, përmes blerjes së kompanisë Oculus. Në 2019 u prezantua Facebook Horizon, një ftesë për përdoruesit e VR. Por, Zuckerberg e pranoi se pajisjet aktuale VR të kompanisë kanë nevojë ende për përmirësim.