Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë të enjten në orën 10:00 padinë e deputetëve të grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës për marrëveshjen për emigrantët me Italinë. 30 deputetët e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cenuese të Kushtetutës dhe të ligjit ndërkombëtar.
Me 13 Dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi që të pezullojë marrëveshjen vetëm pak orë përpara se Kuvendi të votonte për miratim. Partia Demokratike, si ajo zyrtare e Lulzim Bashës dhe e dy grupimeve të tjera, Sali Berishës e Gazment Bardhit, e çuan marrëveshjen në këtë gjykatë, më datë 6 dhjetor.
Në mbledhje, u vendos që Bashës t’i kthehet ankimimi për ta plotësuar në vijim, ndërkohë vendimmarrja për ta pezulluar u bazua tek dokumentet e dërguara të dy grupeve të opozitës. Opozita thotë se marrëveshja me Italinë bie ndesh me kushtetutën, shkel konventat e të drejtave të njeriut dhe i mungon transparenca./abcnews.al