Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një konferencë me gazetarët këtë të shtunë.

Ai u pyet nëse do të paraqitet të hënë, duke zbatuar kështu masën ndaj tij “detyrim paraqitje”. Kryedemokrati u përgjigj duke thënë se të hënën do të zbatojë masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa thekoi se masa është vënë pasi ai po sulmon SPAK dhe GJKO.

Ndër të tjera Berisha tha ‘kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues’.

“Mësova më vonë dhe dua t’ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Skapistët të tmerruar nga krimi i tre kanë kryer një krim tjetër. Kanë kërkuar vendosen e masave të sigurisë sepse Berisha po sulmon SPAK dhe Gjykatën, Irenën dhe Dumanin.

Zbatuan urdhrin e Edi Ramës pasi janë tmerruar nga denoncimet nga vjedhjet që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju çfarë po ndodh, e merrni me mend se si janë larë paratë me thasë. Këtë mësova unë. Do paraqitem të hënën”, u shpreh Berisha.

Top Channel