Tronditet Velipoja. Katër persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri.
Gazetari i ABC, Simon Shkreli raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Velipojës.
Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se njëri nga viktimat është Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut i vrarë në Shkodër pak vite më parë.
Ferracaku mësohet se pasditen e sotme ishte konfliktuar fillimisht fizikishtme anëtarë të familjes Gocaj më pas situata ka agravuar në përdorimin e armëve.
ABC mëson se shkak i sherrit që nisi me sharje e kërcënime dhe përfundoi me 4 viktima pranë lokalit “Fantazia” ka qënë konflikti për shezlongët.
Ende nuk dihet nëse përvec Ferracakut, personat e tjerë që mbetën te vdekur dhe të plagosur kishin lidhje me ngjarjen apo janë turistë.
Policia e shtetit e ndihmuar edhe nga FNSH kanë rrethuar zonën. / d.b/ Abcnews.al