Nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO për “Masakrën e Lushnjes”.
Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 33-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.
E pranishme në sallë është prokurorja Doloreza Musabelli si dhe kreu i SPAK Altin Dumani. Gjyqi ndiqet dhe nga babai i Haxhiut. Në seancë ndodhet edhe vetë Laert Haxhiu, që mbrohet nga avokati Detar Hysi.
Avokati Detar Hysi: Kërkoj largimin nga trupa e gjykimit të gjyqtares Daniela Shirka, pasi ka shqyrtuar një kërkesë në themel.
Musabelli: Bujar Turku dhe Agron Hoxha konsiderohen të njoftuar, ndërsa për personat e tjerë që janë larguar kërkojmë edhe njëherë te tentohet njoftimi i tyre. Në këto kushte kërkojmë shtyrjen e seancës që të njoftohen dhe ato.
(BalkanWeb)