Erogen Vaso Brajovic, i cili ishte në shënjestër të atentatit që ndodhi mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës, përmes një reagimi publik ka sqaruar pozicionin e tij në këtë ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik.

Brajovic teksa ka shprehur ngushëllimet për humbjet e jetës së 2 miqve të tij, e ka uruar shërim të shpejtë për 2 të plagosurit, shprehet se distancohet plotesisht nga informacione që e lidhin personin e tij me emra dhe grupe të caktuara në Shkodër

Vëllai i Denis Brajovic, që është arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, Erogen Brajovic thotë ndër të tjera në reagimin e tij publik se është informuar që autori i atentatit është ndaluar.

”Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!

Autori i atentatit që ndodhi mëngjesin e 8 shtatorit, Ragip Gila, 29 vjeç, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, në dëshminë e tij të parë disa orë pas ngjarjes, rrëfeu se shënjestra e sulmit ishte Erogen Brajovic.

Sipas Gilës, arsyet ishin vetëm personale, pasi Brajovic e kishte kërcënuar.

Ragip Gila, iu drejtua të hënën në mëngjes lokalit pranë bashkisë me motor dhe hyri brenda me dy armë zjarri dhe i veshur me jelek antiplumb.

Pa paralajmërim, hapi zjarr ndaj personave që ndodheshin në vendngjarje, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Pas të shtënave, ai u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra.

Reagimi i plotë

Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.

Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.

Une kam qene  per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka  perfaqesuar  komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!