Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me krimin e dyfishtë në familje që tronditi fshatin Dragostunjë në Librazhd pasditen e sotme, ku burri masakroi me sëpatë fillimisht gruan dhe më pas u vetëvar.

Gazetarja shprehet se grindjet dyshohet të kenë ndodhur për motive xhelozie, por pa dhënë më shumë detaje.

Ka qenë djali i çiftit ai i cili ka gjetur fillimisht mamanë e mbuluar me gjak dhe pasataj babain e vetëvarur në pemë.

Grindjet mund të ketë qënë për motive xhelozie. Këto janë deklarata paraprake dhe pritet përfundimi i hetimeve për të hedhur më shumë dritë”, tha Hoxha.

Fax Web