Është vetëdorëzuar në Polici, Edon Bujupi, i cili ishte në kërkim që nga e mërkura për vrasjen me thikë të vjehrrit të tij, 53-vjeç, Ali Kosova
Ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit policor ndërsa më pas prokurori pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.
Vrasja ndodhi të mërkurën mbrëma(29 Nëntor) në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.
Në raportin e policisë ishte bërë e ditur se viktima nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.
