Mjeku Dhimitër Kraja në një deklaratë për mediat gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve për masat anti-Covid tha se duhet të ndalojë menjëherë tendenca e mosvaksinimit pasi 94% e të shtruarve në spital nuk kanë marrë vaksinën.
Kraja u bën thirrje qytetarëve që përvec marrjes së vaksinës e cila është efektive, të marrin dhe masa fizike me vendosjen e maskës dhe kujdesin maksimal.
Dhimitër Kraja: Prej disa javësh kemi rritje të rasteve që shtrohen dhe të atyre me komplikacione. Një e dhënë
94% e rasteev janë subjekte që nuk kanë marrë vaksinënë dhe kjo është e dhënë shumë e rëndësishme që tregon vlerën e madhe të vaksinës dhe rriskun e madh të mosvaksinimit.
Është e padrejtë që rastet e pavaksinuara për justifikime të palogjikshme të rëndojnë aktivitetin e spitalit, të kenë një trajtim të vazhdueshëm sepse numri i të infektuarve përkon me ata që nuk janë vaksinuar.
Të ndalet në mënyrë të menjëhershme kjo tendencë për të mos u vaksinuar, përjashtim bëjnë vetëm ato special që duhen trajtuar ndryshe. Shumë e rëndësishme është të themi që nuk mjafton vaksinimi pasi shumica e të shtruarve kanë shmangur masa fizike, nuk vendosin maskat , madje as familjarët që vijnë për vizitë.
(E.D/fa