Masat aktuale anti-Covid do vazhdojnë të mbeten në fuqi të paktën dhe për dy javët në vazhdim. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve që u mblodh ditën e sotme.

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli quajti një arritje të madhe fushatën e vaksinimit masiv, por ajo tha se kjo nuk mjafton dhe se Shqipëria nuk është ende aty ku duhet për sa i përket situates pandemike.

“Duke qenë se numri i rasteve ditore është përsëri problematik. Ne mendojmë që masat kanë qenë me intenstitet të mesëm dhe efikase. Ky rezultat vjen si bashkëpunim më i mirë me qyteatrët. Përdorimi i maskës, respektimi i distancimit fizik. Një nga arritjet më të mëdha është fushata e vaksinimit masiv, jo vetëm në drejtim të numrit të madh të vaskinave që janë bërë. Shqiëpria ka zënë vendin e parë në rajon për sa i përket ritmit të vaksinimit në 10 ditët e fundit. Kjo si rezultat i gjetjes së numrit të madh të vaksinave. Sicc e thashë në fillim situata nuk është aty ku duhet të jemi. Mendohet që masat të mbeten në të njëjtin në nivel sicc ishin. Nuk ka masa të reja,” deklaroi Rakacolli.

Masat që do të qëndrojnë në fuqi për dy javët e ardhshme:

Do të vazhdojë të mbetet kufizimi I lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ku do të lëvizet vetëm për emergjenca shëndetësore ose për emergjenca pune.

Baret dhe restorantet do të vazhdojnë të punojnë deri në orën 20:00 (përveç shërbimit delivery).

Shkollat do të vazhdojnë të mbeten online ne zonat e kuqe pervec maturanteve.

Fluturimet me Britaninë e Madhe edhe për këtë periudhë dyjavore do të mbeten të pezulluara.

Vazhdon të mbetet në fuqi edhe për dy javë ndalimi i grumbullimeve me më shumë sesa 10 vetë.

(E.H/Faxweb.al)