Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së Gazmend Bardhi i cili tha se PD i ofroi 15 mandate të sigurta nëse ata do të hynin në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryetarja e LSI-së i mohon deklaratat duke i konsideruar si një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.