SPAK ka kërkuar 11 masa arrest me burg dhe 4 të tjera arrest shtepie, për 15 të arrestuarit e kompanisë se’Blue energy call’. Këta persona dyshohet se nëpërmjet mashtrimit kanë përvetësuar rreth 5 milion euro mijëra qytetarëve gjermane.
Ndërkohë 4 masat arrest shtëpie janë kërkuar për vajzat që janë vënë në pranga për akuzën e mashtrimit në kuadër të grupit kriminal. Ndërsa për 2 nga 11 masat arrest me burg janë kërkuar me afat 60 ditë. Burime për bëjnë me dije se nnjëra nga masat me afat 60 ditor është kërkuar për IT e call centerit, Xhuljano Xhafa.
Sipas informacioneve ky shtetas ka bashkëpunuar me drejtësinë. Sipas informacioneve mësohet se mmrëmjen e djeshme gjatë marrjes në pyetje IT-ja përballë agjentit të BKH-së, ka treguar të gjithë skemën dhe mënyrën se si zhvateshin shtetasit gjermanë. Kujtojmë se hetimet e Spak nisën tetorin e kaluar, pas arrdhjes së një letër porosie nha germania se qytetarët e këtij vendit mashtroheshin për të investuar shuma te konsiderueshme parash. Seanca për caktimin e masës së sigurisë vazhdon ku kanë mbetur edhe 3 avokate që janë duke berë mbrojtjen.
Ndërkohë që pas mbarimit te avokatëve gjykata do tërhiqet për te marrë vendim nëse do e pranoje apo jo kërkesën e Spak per 15 të akuzuarit për mashtrim