Mashtruesit në Instagram kanë zhvilluar një mënyrë të re për të përfituar para duke bërë njerëz të ndryshëm ban nga aplikacioni.
Raportimi nga Motherboard tregon se për $60 disa mashtrues mund të dënojnë nga platforma cilëndo adresë që ju dëshrioni. Më pas ata mund të përfitojnë sërisht para duke ndihmuar personat e dënuar të rikthejnë adresën e tyre në platformë.
Në këtë proçes përfshihet përdorimi i një adrese verified e cila do të imitojë një adresë të dëshirës suaj duke përdorur të njejtin emër, foto dhe bio dhe më pas do të raportojë adresën e zgjedhur si një adresë imituese. Me sa duket, për sa kohë “viktima” përdor një foto profili ku duket një human, metoda funksionon.
Motherboard shkruan gjithashtu se një tjetër metodë e përdorur për dënimin e një adrese është raportimi për shkelje të politikave të Instagram rreth vetëvrasjes dhe self-harm, pasi platforma po fokusohet gjithnjë e më tepër në këto çështje.
Biznesi i dënimit të njerëzve nga Instagram është tepër fitimprurës sipas njerëzve që kontaktuan me Motherboard. “Dënimi i njerëzve është kthyer tashmë në një punë me orar të plotë.” thanë ata. Fitimet brenda një muaji i kalonin $10,000.