Shkruar nga Myslim Murrizi
Të ngresh supet dhe të bësh si i habitur kur ju ke dhënë pushtet kësaj kategorie nuk është justifikim.
Kur ke anëtarë të Gjykatës Kushtetuese individë të tillë pa karakter dhe me kapistër në qafë, nuk mund të presë askush se mund të mbrojnë Kushtetutën por ju shërbejnë vetëm pushtetuesve. Në Kushtetutë thuhet qartë që: jo më pak se 2/3 e listës së kandidatëve për deputet i nënshtrohen votës parapëlqyese të qytetarëve, pra kjo është e qarte që çdo subjekt politik mund t’i mbajë edhe 100 % listat e hapura po ashtu është antikushtetuese që të ketë dy palë deputetë, një palë të emëruar nga kryetarët dhe një palë të zgjedhur nga qytetarët.
Vendimi i sotëm i 8 frymorëve që paguhen si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese është tregues i qartë i karakterit palaço të një grushti qelbësirash që kanë ardhur në ato karrige si kërminj me lëpirje ndaj menderes së kujtdo qe ka pasur pushtet gjatë këtyre viteve.
Jam kurioz të shoh si ka votuar Marsida e Alibeajt meqë Alibeaj ishte një nga paditësit dhe “dashnor” i listave të hapura se nuk ka parti ku të fshihet siç është fshehur në 3 mandate (2009,2017,2021), duke parë CV e 8 anëtarëve të ngelur në këtë mendër gjykate se njëra iku me dorëheqje nuk habitem që janë thjesht frymorë që paguhen mbi 5 milionë lekë në muaj nga taksat e shqiptarëve.
Po shihja me vëmendje kush janë 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar çfarë janë, nga vijnë, çfarë përfaqësojnë, kush është karriera e tyre, kush parti politike i ka mbështetur dhe promovuar nder vite dhe gjatë cilës kohë kanë përfituar përkrahje dhe privilegje.
Nisur nga mosha e tyre shoh që vetëm 3 nga 9 anëtarë kanë filluar fakultetin në kohën e komunizmit dhe duke parë moshën vetëm për këta të tre mund të ngre pyetjen a kanë qenë apo jo ish-spiunë të sigurimit.
1- Marjana Semini e ditëlindjes 1966
2- Gent Ibrahimi i ditëlindjes 1970
3- Ilir Toska i ditëlindjes 1970
Pra teorikisht kush ka qenë 18 vjeç deri në dhjetor të vitit 1990, ka pasur mundësinë të ishte edhe spiun sigurimi.
Të 6 anëtarët e tjerë janë të ditëlindjeve 1974,1975,1976.
Përveç Znj. Marjana Semini që ka mbaruar fakultetin në vitin 1988, pra në kohën e komunizmit, të 8 anëtarët e tjerë kane mbaruar pas vitit 1992.
Kur i sheh se ku kanë punuar dhe si janë promovuar, shikon që 6 prej tyre janë promovuar, përkrahur, emëruar dhe graduar gjatë qeverisjes së PD.
1-Znj. Semini është emëruar 4 vjet 2009-2013 drejtoreshë e shkollës së magjistraturës, shkollë ku përgatiten gjyqtarët dhe prokurorët magjistrat.
Pra edhe pse gjenetikisht vjen nga familja Tutulani ekstra e majtë, për çudi është graduar nga pushteti i PD.
2-Znj. Xhaferllari ka qenë këshilltare e ministrave të drejtësisë pas ardhjes së PD në pushtet nga 2005 e në vazhdim dhe është emëruar nga Presidenti Meta duke ardhur si propozim antikushtetues i Dvoranit te KEDIT ku nga 3 kandidatë që duhet të dërgonte, ai dërgoi 4 dhe Presidenti dekretoi të katërtën.
3-Z. Ilir Toska nga gjyqtare në Librazhd është emëruar në gjykatën e Apelit, Tiranë gjatë qeverisjes së PD.
4-Z. Sandër Beci është emëruar pedagog në universitetin e Shkodrës qysh në vitin 1996 sapo ka mbaruar fakultetin aty dhe ka punuar deri në vitin 2018 kur u zgjodh anëtar i KLD.
5-Znj. Sonila Bejtja është emëruar nga Presidenti Meta nga profesioni i noteres sepse është bashkëshortja e gazetarit Andi Bejtja dhe besoj qe ka pasur jo pak avantazh nga ky fakt.
6-Znj. Elda Toska prej vitit 2007 ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese dhe para kësaj kohe nga viti 2000-2006 ka punuar tek Avokati i Popullit meqë në atë kohë Avokat i Popullit ishte Z.Ermir Dobjani nga Kavaja dhe znj. Elda ka lindur në Kavajë dhe është vajza e vëllait të Ermir Dobjanit.
7-Znj. Fiona Papajorgji është emëruar në drejtorinë e studimeve dhe botimeve të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2009 dhe pastaj deri në vitin 2019 ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
8- Z.Gent Ibrahimi ka qenë këshilltar kryesor i reformës në drejtësi që sipas Kushtetutës nuk duhej të përfshihej fare në asnjë institucion të drejtësisë së re sepse ishte hapur në konflikt interesi por jo vetëm Z.Ibrahimi por edhe të tjerë qe hartuan reformën sot janë në majat e kësaj drejtësie. Genti ka qenë edhe shef i kabinetit të Z.Imami kur ishte ministër drejtësie dhe bashkë hartues i Kushtetutës së vitit 1998.
9- Znj. Holta Zaçaj që është dhe kryetare e kësaj Gjykate ka punuar si këshilltare në bashkinë e Tiranës kur kryetar i kësaj bashkie ka qenë Rama, por nga viti 2003-2013 ka qenë e emëruar si pedagoge në shkollën e magjistraturës.
Nuk po ju bëj biografinë dhe as po merrem me CV e tyre, por kur i shoh që nga 9 anëtarë vetëm njeri prej tyre Z.Gent Ibrahimi nuk ka pasur lidhje dhe nuk është emëruar, promovuar, përkrahur apo graduar nën qeverisjen e PD, atëherë pyes veten qe pse janë kaq me mllef apo kundra çdo kërkese që paraqitet pranë kësaj Gjykate nga deputet të PD apo vetë PD?
Pse gjatë 13 viteve në pushtet PD kishte shumë qejf dhe afeksion për të graduar, emëruar, promovuar, shpërblyer individë të tillë?
Kushdo ka të drejtë t’i quajë bukëshkelës, mosmirënjohës, besëprere, tradhtarë, të shitur apo të blerë, por vetë kupola drejtuese e PD që ka qeverisur gjatë pushtetit të saj a nuk ka asnjë përgjegjësi që zgjidhte vetëm nga kjo kategori?
Të ngresh supet dhe të bësh si i habitur kur ju ke dhënë pushtet kësaj kategorie nuk është justifikim.
Për ta mbyllur se e di që do më mërziten shumë disa miq FB “parimorë” dhe apo militantë debila e skllevër të tredhur nga trutë e kokës nga çdo krah politik, po tregoj një proverb gjysmë barsaletë.
Një ditë filluan drutë e pyllit të ulërisnin dhe të ankoheshin se po i priste sëpata dhe përgjigjen e morën nga oshëtima e maleve duke ju thënë: Mos u ankoni se bishtin vetë ja keni vënë sëpatës, se pa bisht sëpata nuk ju pret dot kurrë.
Tani mezi po pres të më bëjnë moral të gjithë “moralistët” parimorë dhe me këtë rast t’i fshi nga FB sepse nuk kam nevojë për miq që quajnë të mirë çdo gjë që del nga goja e liderit dhe duan, shajnë, urrejnë apo mburrin sipas shijes së liderit.