Rezultatet e notave të provimit të matematikës së Maturës Shtetërore 2025 janë publikuar këtë të enjte.
Në provimin e Matematikës morën pjesë gjithsej 25,824 maturantë.
Prej tyre, 673 nxënës kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.