Kanë dalë rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore, ato të gjuhës së huaj. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Mësohet se kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm: https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/

Kujtojmë që provimi  i gjuhës së huaj u zhvillua më datë 1 qershor dhe pas tij më datë 7 qershor u zhvillua ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Dy provimet  e radhës ai i Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje do të zhvillohen respektivisht në datat 13 dhe 19 qershor.