Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të kthesës së fshatit “Andon Poçi”. Në aksident ka mbetur i plagosur një person.
Një maune është përplasur me një mjet Mercedez-Benz. Maunia që vinte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës ka devijuar krahun duke u përplasur në anën e majtë frontale te autoveturës. Shkak është bërë këputja e aksit të pasëm te rrotave.
Si pasojë e përplasjes mjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ndërkaq, ka marrë dëmtime të rënda një pasagjer.
