Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për News24 në lidhje me mos votimin mbrëmjen e djeshme në Kuvend për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
I pyetur nga gazetari Ergys Gjençaj, BE shprehet se ajo që ndodhi dje është një hap jo në drejtimin e duhur, nd♪rsa shton se zbatimi i vendimeve të GJK nga Parlamenti, është thelbësore.
Delegacioni i BE thekson se kjo lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.”
“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).
Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.
Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”, thuhet në reagim.
(BalkanWeb)