Gjatë debatit të ashpër mes Gazment Bardhit dhe Ermonela Felajt nëse seanca duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, sekretari i përgjithshëm i PD dhe kryetari i Grupit Parlamentar i është përgjigjur fyerjeve të deputetes socialiste Felaj duke i kujtuar se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK
“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!” u shpreh Bardhi në debat e sipër.
Bardhi: Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët. Mazhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë.
Bardhi pyet SPAK: A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri, mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?