Sulmuesi suedez Alexander Isak, i la pa frymë tifozët të premten pasdite, me një driblim të jashtëzakonshëm kundër Sllovakisë.
Isak ishte i shkëlqyeshëm edhe në ndeshjen hapëse të skuadrës së tij ku barazuan 0-0 me Spanjën në Sevilla.
Isak ishte lojtari më emocionues në fushë dhe u vlerësua si ‘Zlatan i ri’ pas paraqitjes të mrekullueshme.
Ai u shpall ‘Lojtari i ndeshjes”, në takimin ndaj Sllovakisë në Shën Petersburg, ku fituan 1-0.
Në pjesën e dytë, 21-vjeçari mori një top në mesin e fushës dhe kaloi katër lojtarë kundërshtarë me lëvizje të jashtëzakonshme.
Ritëm, fuqi dhe aftësi tepër të mira me topin bën që lojtarët sllovakë vetëm ta shikonin, ndërsa ishte portieri Martin Dubravka që bëri një pritje të madhe për të ndaluar golin.
Isak këtë sezon e ka mbyllur me 17 gola në La Liga, duke treguar formën e mirë që po tregon.
fax web