Lejimi i mbajtjes së shamisë për femrat e besimit mysliman në shkollat fillore dhe të mesme është rikthyer si një temë diskutimesh jo vetem ne Kosove por edhe ne Shqiperi.

Ne Kosove debatet kanë nisur që para gjashtë viteve, kur fillimisht ishte vërejtur një numër i nxënëseve që kishin vendosur shaminë, teksa ishin ende duke vijuar shkollimin e ulët apo të mesëm, dhe më pas ishte Ministria e Arsimit që kishte lëshuar një udhëzim administrativ që ndalonte bartjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme publike.

Por edhe ne Shqiperi ky viti i ri shkollor do te nise me disa rregulla te reja, ku mbaja e shamise nuk do te lejohet. Te shumte jane ata prinder Myslimane te cilet jane te irrituar, pasi per to mbatja e shamise nuk eshte aq shqetesuese per persona qe i perkasin nje tjeter kulti fetar. Por edhe qytetare te thjeshte ne qytetin e Elbasanit shprehen per Egnatia News se mbajtja e shamise nuk përbën problem në vijueshmërinë e orëve të mësimit .

Disa ditë më parë në shtetin fshqinj u nis edhe një peticion që kërkonte ndalimin e mbajtjes së shamisë në shkolla,peticion I cili gjeti mbështetjen e shumë njerëzve. Debatet për mbajtjen apo jo të shamisë në shkolla apo universitete vijojnë prej disa vitesh në shumë vende të botës por duket se deri më tani në Shqipëri kjo temë mbetet ende në kuadrin e diskutimeve./egnatia news