Home SHOWBIZ Mban koncertin e parë pas një pauze, Alban Skënderaj: Ishte një ndjesi...

Mban koncertin e parë pas një pauze, Alban Skënderaj: Ishte një ndjesi disi e çuditshme

56

Ai është njëri ndër artistët më të preferuar të publikut shqiptar dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.

Bëhet fjalë për këngëtarin nga Shqipëria, Alban Skënderaj, i cili si shumë prej yjeve të tjerë të skenës me lehtësimin e masave është rikthyer me mbrëmje e koncerte.

Meqenëse bëri një pauzë të gjatë, në një nga postimet e fundit pas koncertit të parë të mbajtur në Durrës thekson se ishte një ndjesi e çuditshme.

“Nuk kishte ndodhur të bëja një shkëputje kaq të gjatë nga skena dhe mbrëmë ishte një ndjesi disi e çuditshme por mu deshën shumë pak minuta të rigjeja sërish vetveten. Kjo edhe falë jush që erdhet dhe përcolët një super energji”.

“Kënduam dhe shumë e shumë këngë të tjera me momente speicale por Olti Kazaferi edhe kaq dhe bëri shumë se me një dorë luan e me tjetër filmon, se menaxhimin e bën pa duar”, ka thënë ai.

Artistëve ndryshe iu ndaluan aktivitetet për më shumë se një vit për shkak të situatës së krijuar me COVID-19.