GJIROKASTËR- Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër. Policia thotë se arrestimi i tij erdhi pasi i riu mbante municion luftarak në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri dhe një granata dore.
Njoftimi i Policisë:
Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, në banesë, vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë dhe 1 granatë dore. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri, në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 25 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.
Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 1 granatë dore.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”/abcnews.al