Një person është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Kus”.
Ky person, mbante në banesën e tij në fshatin Kus, 1 pushkë, 2 krehëra dhe sasi municionu luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 thikë.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 279 të Kodit Penal./abcnews.al