Pas seancës së sotme në GJKKO ku u caktua masa e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashi foli për mediat avokati i dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, Klodjan Skënderi.
Avokati i quajti akuzat ndaj Malltezit si aludime. Sipas tij, ai është një trashëgimtar i ligjshëm i një familjeje të njohur tiranase, Begeja.
Marrëdhëniet e Malltezit me Bektashin në privatizimin e ish-klubit Partizani dhe ndërtimin e kompleksit të pallateve kanë qenë të pastra dhe të ligjore.
Avokati e mbyll duke thënë se po cënohet parimi i sigurisë juridike.
Avokati: Qëndrimi jonë se nuk ka vepër penale për arsye se personat në hetim janë në marrëdhënie të pastër. Nuk mund të aludohet të pretendohet kyrerja e veprave penale. Është një qëndrim mohues e them me bindje, për aq sa mundëm i pamë fashikujt. Të akuzosh dikë se është një trashëgimtar i ligjshëm i një familje të madhe tiranase si Begeja, se lidhi marrëdhënie kontraktore me një trashëgimtar tjetër është shumë e guximshme. Aludime, po cënohet parimi i sigurisë juridike.