Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Danger”.

Si rezultat u arrestua shtetasi Artur Sala, 48 vjeç, banues në Arrameras.

Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi Artur Sala ka qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan së bashku me bimët dhe armën e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli./abcnews.al