Ka mbërritur në GJKKO Mirlinda Karçanaj, drejtuese e AKSHI, për verifikimin e masës “arrest në shtëpi”.

Karçanaj mbërriti e shoqëruar me makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”.

E shoqëruar nga avokati i saj, ajo nuk ka folur para gazetarëve, ndërsa avokati tha se “nuk kemi asnjë koment në këto momente”.