Në SPAK ka mbërritur postieri i nisur nga Kuvendi me vendimin për autorizimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më herët, Kuvendi bëri publike shkresat që i kishte dërguar SPAK me vendimin që njofton zyrtarisht heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha.

Heqja e imunitetit, i hapë rrugë Prokurorisë së Posaçme për të proceduar me arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës nëpërmjet masës së sigurimit./L.F-dritare.net