Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Rinas ngarkesa e radhës prej 11 700 vaksina të kompanisë Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministr Edi Rama, i cili shrehet se ardhja e kësaj ngarkese e çon numrin total të vaksinave të mbërritura në Shqipëri në 911 mijë.

Postimi i plotë: Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimi.