Tre të mitur dhe një i rritur nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin pritet të kthehen në Itali.
Anija ushtarake italiane “Casiopea”, e nisur të premten nga ishulli Lampedusa, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në portin e Shëngjinit.Raportohet se i rrituri ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj edhe është vlerësuar se ai duhet të kthehet pas në Itali.
Në bordin e anijes që mbërriti sot në Shqipëri ndodheshin në total 49 emigrantë të paligjshëm me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.