Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Vorë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për këtë bashki Lulzim Vranën.
Mirëpo një gafë ka ndodhur gjatë prezantimit, ku përfaqësuesi i “Shtëpisë së Lirisë” thotë se kandidati ynë është Lulzim Basha.
“Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë z. Lulzim Basha” është shprehur ai, por e ka kuptuar menjëherë gafën, duke vijuar: “z. Lulzim Vrana, kryetarin e bashkisë së Vorës”.
