Këngëtarja shqiptare, Big Mama ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, ku tregoi se i ati ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.

E përlotur, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait të saj, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me Sabri Fejzullahun.

”Ka qenë mbështetja ime më e fortë dhe pse më ka thënë jo jo por ka dashur të jetë perfekte. Por të mos ishte babai nuk do të kisha sukses. Momenti i fundit më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt. Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. Më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur.”, tha Big Mama.

Kujtojmë se në 9 nëntor të vitit 2019-të këngëtarja humbi babanë e saj. Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, ajo bëri një dedikim shumë prekës në rrjetet sociale.

“Një vit i vështirë, një vit i gjatë, një vit me shumë mall e kujtime, një vit sa një shekull. Bab, aroma jote ende është prezente kudo, këshillat e tua për çdo ditë më kujtohen, fjalët e tua ende janë të freskëta tek unë. Pytem se pse ti nuk gaboje asnjëherë, pse ti dije të më mbrosh më së miri, pse ti më bëje ta dua jetën aq shumë….Bab, unë vazhdoj me sukseset që ti shume i dëshiroje, unë vazhdoj të trashëgojë karakterin tënd plot hare e plot humor, t’i dua njerëzit dhe t’ju ndihmoj… kur shoh videot dhe kujtimet po bindem se sa shumë të kam ngjarë ty. Bab nuk mund të përshkruaj ndjenjën çdo ditë kur më takojnë miqtë e njerëzit që të kanë njohur dhe më tregojnë veprat e tua nuk din se sa krenare ndihem dhe gjithmonë me plot krenari them me vete unë jam vajza jote…”, shkruan Big Mama në një postim.