Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ata kanë vetëm pak javë që kanë pranuar hapur lidhjen e tyre të dashurisë dhe kanë marrë plotësisht mbështetjen e publikut. Puna e tyre e përbashkët në televizion ishte ajo që i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata shijojnë bashkë çdo sukses të njëri-tjetrit.
Ditën e sotme Graciano ka treguar përmes një videoje se Argjira është mbështetja e tij më e madhe, sikundër dhe ai për të. Ai ka postuar në Instagram një video të Argjjirës, e cila bërtet me të madhe emrin e partnerit të saj në momentin që ai shfaqet duke folur në emisionin “Top Arena”.
“Jeta ime që më mbështet kudo ti. Të dua”, shkruan Graciano në videon e xhiruar nga Argjira.
Para pak ditësh të ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, dyshja treguan se si nisi lidhja e dashurisë mes tyre.
“Kur unë erdha në Tiranë filluam që të flisnim, sepse unë Gracianon e njihja që më herët. Unë dhe Graciano kemi qenë shok shumë të mirë vite më parë, pastaj kur erdha unë në Tiranë për punën, filluam të ndërronim pak stilin dhe filluam të shoqëroheshim pak më shumë se sa dy miq. Në fillim para se të vija në Tiranë nuk më ngacmonte asnjëherë dhe kur filloi të më ngacmonte nuk e merrja seriozisht”, tregoi Argjira.
Ndërsa Graciano nga ana e tij tha se që në momentin e parë që e pa Argjirën ishte i bindur se ajo të ishte e tij.
“Që në momentin e parë që e kam parë kam menduar kjo do jetë e imja, por ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte dhe i thosha vetes pse torturohesh se kjo gjë nuk do eci. Pastaj thashë kjo është dashuria e vërtetë ti do luftosh, bëra hilet e mia derisa erdhi këtu ku erdhi”, tha Graciano.