Hapen aplikimet për subvencionet e fermerëve. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj se mbështetja do të shkojë kryesisht për ndërtimin e serrave diellore, mekanikë bujqësore si dhe akuakulturë.
Në dispozicion të fermerëve janë vendosur 1.5 miliardë lekë. Kusht për të aplikuar është që fermerët apo grupet e fermerëve të jenë të regjistruar dhe të kenë NIPT.
Aplikimet do të jenë të hapura për një muaj e gjysmë për të vijuar më pas me përzgjedhjen e atyre që plotësojnë kriteret.
Fermerët që janë në gjendje që të aplikojnë vetë mund të paraqiten pranë pikave agro të drejtorive rajonale për të marrë shpjegimin e duhur./abcnews.al