Tre banorë të zonës së Prodanit rrezikonin të mbyteshin në ujërat e përroit Prodan – Gjonc. Vetëm ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Kolonjës ka bërë të mundur shpëtimin e tyre, pasi lumi ishte i tejmbushur pas reshjeve të shumta të shiut.

Sipas shërbimit zjarrfikës të tre banorët kanë kërkuar të kalojnë mjetin e tyre tip fuoristrade nga njëra anë e përroit në anën tjetër por rrjedha e madhe e përroit ka rrezikuar seriozisht jetën e tyre, pasi të tre e kanë patur të pamundur të dalin nga fuoristrada.

Banorët kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës që ka ardhur në kohën e duhur në vendin e ngjarjes. Herë pas here në situata të rënduara me reshje të shumta shiu ka dalja e përrenjve të fshatrave të bashkisë së Kolonjës kemi patur situata të tilla, kjo në të shumtën e rasteve edhe për shkak të dëmtimit të urave nga prurjet e shumta.