Një nga anijet e ngarkuara me mbetje toksike në Portin e Durrësit vazhdon të jetë e zhdukur nga shërbimet e gjurmimit duke e shtuar misterin për vendndodhjen e saj.
Nisja e anijes nga Porti i Durrësit është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave por autoritetet shqiptare ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar sesi këto anije me mbetje të rrezikshme janë ngarkuar në portin më të madh të vendit. Nga ana tjetër bëhet e ditur se Taljanda nuk ka dhënë pëlqimin e saj për këto dërgesa që mendohet se transportojnë 800 ton mbetje toksike.
Mbetet ende mister vendndodhja e anijes së ngarkuar me mbetje toksike e cila u ngarkua në portin e Durrësit me destinacion Tajlandën. Alarmi që u dha fillimisht nga organizata amerikane Basel Action Netëork, u pasqyrua nga agjensia e lajmeve Blomberg dhe më pas edhe nga media të tjera ndërkombëtare. Sipas të dhënave të fundit Tajlanda nuk ka dhënë pëlqimin e saj për dërgesën me mbetje që vend origjine ka Shqipërinë dhe që mendohet se transporton rreth 800 ton mbetje të rrezikshme. Sipas raportimeve mediatike, njesia e OLAF në Shqipëri ka bërë të ditur se është njohur me rastin dhe po e ndjek atë.
Nisja e anijes nga Porti I Durrësit është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Në reagimin e kësaj drejtorie thuhet se anija që ka fikur sinjalin e vendndodhjes është nisur nga Durrësi dhe pas një ndalese në Trieste ka vijuar rrugëtimin e saj me destinacion Tajlandën”. Dogana shqiptare thotë se është vënë në lëvizje pas sinjalizimeve të mbërritura nga Sekretariati i Konventës se Bazelit për trafik mbetjesh toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës dhe se ka nisur një hetim ndërkombëtar për këtë cështje.
Megjithatë autoritetet shqiptare ende nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar sesi kjo sasi mbetjesh është ngarkuar në Portin e Durrësit.
Kontejnerët janë në bordin e anijeve Campton dhe Candor të komopanisë Moller-Maersk. Kompania konfirmoi se dy nga anijet e saj të mallrave po transportojnë kontejnerë me origjinë nga Shqipëria, të marrë me qira nga një linjë tjetër detare por sipas tyre asnjë nga kontejnerët nuk u deklarua se përmban mbetje të rrezikshme, ndryshe do kishte refuzuar transportimin e tyre.
Diccka që ka ngritur më tej alarmin është se një nga anijet që transportonte kontejnerët nuk është më e dukshme në shërbimet e gjurmimit të vendndodhjes detare. Ajo u zhduk ndërsa iu afrua Cape Toën më 31 korrik, pasi organizata amerikane njoftoi autoritetet e Afrikës së Jugut për dërgesën.
Drejtori ekzekutiv i “Basel Action Network”, Jim Puckett, dyshon se mënyra e veprimit të kapitenëve të kësaj anije lidhet me faktin se duan t’i shmangen përgjegjësisë para ligjit. /SYRI TV