Me mbërritjen e 340,000 doza të Coronavac ditën e sotme, numri i vaksinave tejkalon 1 milion vaksina të siguruara deri më tani.
Përkatësisht numri i vaksinave të mbërritura kundër koronavirusit ka arritur në 1, 578, 790.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shprehet se fushata e vaksinimit nuk do të ndalet, por me ditët e hapura të vaksinimit masiv do të intensifikohet vaksinimi anti-Covid.
Po ashtu Manastirliu thekson se me uljen e fashës së vaksinimit, do të krijohet mundësia për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve.
Statusi:
Lajm i mirë
340,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh në Shqipëri, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani
Do të intensifikojmë vaksinimin anticovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së vaksinimit, duke u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga Covid-19.
/abcnews.al/