Mbi 13 mijë familje do të përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, duke shlyer ndaj tyre pjesën e mbetur prej 30% të kompensimit, si pronarë.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 30 . 12 . 2025, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 3527 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e fundit të kompensimit në të holla në një total prej 30% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.
Për 3527 kërkesat për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar.
Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 3527 kërkesa, është në vlerën: 1 396 651 400,49 lekë.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Lista e përfituesve:
Kliko KËTU






