Qyteti i Fierit është tronditur nga të shtënat e armëve mbrëmjen e sotme, ku sipas burimeve të Ora News ka ndërruar jetë një person.

Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur rëndë personi me inicialet A.B. rreth 50 vjeç.

Mësohet se ai është qëlluar nga një makinë në lëvizje, ndërsa i plagosuri ka qenë brenda makinës së tij tip “Audi” të parkuar në zonën e njohur si rrethrrotullimi i ish-QTU.

Dyshohet se Agim Backa, pronari i një bar-kafeje, ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja e sotme ka shumë gjasa të lidhet me një incident te ngacmimit të një femre në Fier.

Nga ana tjetër. Bëhet me dije se i plagosuri është çuar në urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike, ku ka ndërrua jetë.