Mbi 150 mijë serbë përllogaritet se kaluan këtë verë pushimet në Shqipëri, duke e renditur mes destinacioneve kryesore. Të ardhur fillimisht me frikë dhe mosbesim, pushuesit dhe operatorët turistikë vlerësojnë se problemet mes popujve janë faj i politikës.
Fillimisht nuk e mohojnë që erdhën me frikë dhe si zgjedhje e detyruar për pushime, pasi vendet e tjera u mbyllën kufijtë për shkak të pandemisë covid 19, por ajo që gjetën po i bën serbët të rikthehen në Shqipëri për turizëm.
“Gjithçka është shume miqësore, nuk kemi pasur asnjë problem asnjë vështrim të çuditshëm, ne jemi te lumtur këtu. Ky është viti ynë i dytë këtu, ne kemi qenë edhe vitin e shkuar, ishim në Ksamil qëndruam 20 dite atje, dhe këtë vit erdhëm sërish është bukur këtu.”
Mbi 150 mijë serbë përllogaritet se kaluan këtë verë pushimet në bregdetin shqiptar.
Siç tregon Boris Firicki përfaqësues i një agjencie turistike, Shqipëria po konkurron destinacionet e vizituara tradicionalisht nga turistët serbë si Greqia, Turqia, Mali i Zi.
“Për këtë verë nuk kemi ende shifra për serbet që ishin turist në Shqipëri. Në 2021-ishin patëm 200 mijë serbë në Shqipëri, por sigurisht që këtë verë është vizituar nga me pak sepse mos të harrojmë që pas dy vitesh mbyllje për shkak te pandemisë, këtë verë u hapëm me Greqinë, Kroacinë etj. Por gjithsesi ne vazhduam te kishim një interes të lartë për Shqipërinë përgjatë muajve qershor, korrik dhe gusht. Këtë verë pati një rënie me 20% te interesit të serbëve për të kaluar pushimet ne Shqipëri. Por kur mendoj se serbet këtë verën patën mundësi të vizitonin të gjithë Evropën mua kjo me duket një shifër e jashtëzakonshme.”
- Lamtumira e fundit për Sali Shijakun, mjeshtri i pikturës shqiptare ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare
Turistët nga Serbia vlerësojnë bukuritë e natyrës, çmimet e cilësuara konkurruese, dhe më kryesoren faktin që ndjehen të mirëpritur.
Por pranojnë se në Serbi ka ende skeptikë për pushime në Shqipëri.
“Kur thua se do të ikësh për pushime në Shqipëri, njerëzit përgjithësisht janë konfuz dhe mendojnë se diçka e keqe do të të ndodhë këtu.”
Turistët dhe operatorët turistikë nga Serbia vlerësojnë se njohja mes popujve ndihmon në lënien pas të konflikteve, për të cilat akuzojnë politikën
“Ne marrëdhëniet tona problemi i madh është se politika krijon probleme mes meje dhe teje, mes dy kombeve tona, unë nuk shoh asnjë problem mes nesh, për mua është në rregull. Kur flasim për marrëdhënie më të mira unë e di se Serbia, Shqipëria, por edhe vende të tjera të rajonit kanë disa çështje që nuk kanë rezultuar mirë në të shkuarën. Dhe turizmi është mënyra më e mirë për të bashkëpunuar, e mira është se njerëzit nga të dy vendet kanë dëshirë për të vizituar njëri-tjetrin.”
Viti 2021 shënoi rritje me 110 % të numrit të turistëve serbë në Shqipëri, krahasuar me vitin 2019.
Rekordi prej rreth 200 mijë pushues nga Serbia këtë vit nuk u thye, por operatorët turistikë janë të bindur se numri I tyre do të jetë gjithmonë në rritje.