Të paktën 205 palestinezë dhe 17 oficerë mbetën të plagosur në përleshjet me policinë në Jeruzalem.
Besimtarët palestinezë u përplasën me policinë izraelite gjatë natës së premte, në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një ndër vendet e shenjta më të rëndësishme për myslimanët dhe hebrenjtë.
Mijëra palestinezë ishin mbledhur në majën e kodrës përreth xhamisë mëngjesin e të premtes për lutje, ndërsa shumë qëndruan për të protestuar kundër dëbimeve në qytet në thelb të konfliktit Izraelo-Palestinez.

Por pas vaktit të mbrëmjes ku edhe u çel agjërimi i Ramazanit, përleshjet shpërthyen në Al-Aqsa, fillimisht pranë Sheik Jarrah, e cila qëndron afër Portës së famshme të Damaskut të Qytetit të Vjetër me mure.
Abc
